Pak ditë më parë, Blero i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar në martesë dashurinë me partneren, Eronita. Pas publikimeve të pamjeve nga dasma e tij, ka nisur një valë komentesh në rrjetet sociale.

E duket se këngëtari i njohur ka vendosur që të reagojë publikisht për këto komente. Në mesin e urimeve, nuk munguan as komentet ironike dhe skeptike, duke qenë se kjo është martesa e tretë për artistin.

Rrjeti u mbush me komente të tipit: “Uroj të jetë torta e fundit”, “Si nuk përton të martohesh”, apo “Nuk paska punë tjetër veç të martohet e të ndahet”, duke e kthyer jetën personale të këngëtarit në temë diskutimi për disa ditë në rrjetet sociale.

Megjithatë, Blero zgjodhi të mos polemizojë drejtpërdrejt, por t’i përgjigjet situatës me një postim të shkurtër, por domethënës.

Në një foto nga dasma, ku shfaqet duke kërcyer, ai shkroi:

“A ju duket sikur më… gëzuar për dashurinë!”- duke thënë në këtë formë se nuk shqetësohet për asnjë koment.

Komenti i tij u interpretua si një përgjigje ironike ndaj kritikave, por edhe si një mesazh se ai po e jeton këtë fazë të jetës i qetë dhe i përqendruar te ndjenjat, pavarësisht zhurmës në rrjet.