Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Amanda Çela, kolege dhe mikeshë e një prej banoreve të “Big Brother VIP 4”, Danja Kokës. Si e sheh ajo rrugëtimin e saj deri tani dhe situatat e ndodhura në shtëpi?

Danja është shprehur që në fillim që ka një raport dashurie jashtë. A po e përdor ajo këtë si një mburojë për të mos pasur histori dashurie brenda “Big Brother VIP”, apo është e vërtetë?

Jo, absolutisht. Është realisht në një lidhje dashurie. 

A ka shumë vite me këtë djalin?

Nëse ajo do të dojë të tregojë detaje, do t’i tregojë. Por këtë mund ta them padyshim, që ky djali ekziston. E njoh. Por dhe nëse nuk do të ekzistonte, Danja është natyrë e tillë që do të dinte t’i ndante raportet dhe nuk ka nevojë ta përdorë këtë gjë si justifikim. Por në rastin konkret ekziston djali. /TAR