Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”, me Ronaldo Sharkën. Gjatë kësaj interviste, gazetarja ka folur për aksidentin që i ka ndodhur pak kohë më parë.
E pyetur se “si ndodhi aksidenti?’, Ledjona u përgjigj:
“Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore. Isha në panik se mendova se u paralizoba se nuk po ndieja këmbët. Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe. Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time. Më është dashur 6 javë regjim i detyruar shtrati për t’u rimëkëmbur. Duhet të jemi pak të kujdesshëm, këtë duhet t’ua them të gjithëve”.
Ndërkohë gazetarja u shpreh se e kanë ndihmuar mami dhe e motra gjatë periudhës së rikuperimit.
“Përveç dhimbjeve, kam pasur vështirësi në ecje, nuk mund të ngrihesha dot. Më ka ndihmuar mami dhe motra. Kam pasur mesazhe pafund edhe nga njerëz që nuk i njihja që më kanë ndihmuar ta kaloj. Por tani jam mirë shyqyr Zotit, kaloi”, u shpreh Xheladinaj.







