Rogerti është një nga banorët më të rinj që u bë mbrëmë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. E me të hyrë në shtëpi, duket se ai ka bërë debat gati me të gjithë banorët.

Madje edhe sot në mëngjes është zgjuar duke ngacmuar banorët me radhë, ku disa i kthenin përgjigje dhe kishte nga ata që e injoronin.

Në një moment, ai ka shkuar nga Brikena, e cila është ende lidere e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” dhe i është drejtuar duke i thënë se është ‘lidere e dështuar’ pasi ‘shtëpia është kthyer në han’.

Sipas tij, Brikena do vetëm të jetë në qendër të vëmendjes dhe nuk i intereson asgjë. Nga ana tjetër, banorja vetëm e shikonte dhe nuk i ktheu përgjigje fare, duke e injoruar.

“O lidere e dështuar, shikoje si e ke shtëpinë si han, a të vjen marre, ti që premtove se do e bësh çdo gjë në rregull, do e pastrosh çdo gjë. Turp e faqja e zezë për ty se premtove shumë, do ua bëj unë, ju mos u mërzitni. E ke shtëpinë si han, nuk hyhet në banjë, nuk hahet asnjë gjë. E ke barin e kafes skandal, marre të vijë, se ke parime. Nuk jam duke të gjuajtur, se kur të gjuaj është tjetër gjë. Po thjesht jam duke të treguar se je komplet vetëm në qendër të vëmendjes, asgjë nuk do ti tjetër”, i tha Rogerti Brikenës .

Kur pa se Brikena nuk po i kthente përgjigje, Rogerti u largua nga dhoma e grimit ku ishte edhe banorja.