Mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” moderatorja e njohur, Bora Zemani, e cila ka folur për projektet e reja si dhe për jetën private.
Në një moment Ori Nebijaj i thotë Borës që bashkë njihen që fëmijë dhe ja ku janë akoma shoqe dhe kolege.
Pas këtyre fjalëve, Zemani tregoi një histori që ka ndodhur para shumë vitesh mes saj dhe moderatores së njohur. Ajo u shpreh se në një periudhë, Ori prezantonte një emision fëmijësh në një televizion tjetër dhe më pas u largua.
Pas largimit të saj, këtë emision ia kanë propozuar Borës, e cila refuzonte të zëvendësonte Nebijajn.
Pjesë nga biseda:
Ori: Ne njihemi bashkë që fëmijë
Bora: Njihemi në të njëjtën periudhë unë, ti dhe Ema
Ori: Po. Kemi qenë të vogla, kemi patur disa eksperienca, kemi bërë disa emisione…
Ema: Ju të dyjave ju njoh që të vogla, në rrugëtimet e para, në fillesat e televizionit. Për ty Ori nuk kam çfarë të them se nuk është dita jote sot, po për Borën. Borën e mbaj mend një vajzë që hidhej në det të provonte gjithçka në raport me televizionin dhe punonte shumë. Mesa duket kush punon fort dhe e do atë që bën, ia del, siç ia ka dalë Bora sot. Unë kam shumë kënaqësi që Bora sot ia ka dalë dhe shpesh e trajtojnë siç e meriton, si një diva televizive e vërtetë.
Bora: E vlerësoj shumë Ema
Ori: Ka qenë një periudhë shumë e bukur dhe ja ku jemi akoma shoqe, kolege, kemi vijuar të punojmë
Bora: Po, madje kemi patur edhe gjëra të përbashkëta me njëra-tjetrën. Për shembull të kujtoj nga e shkuara ime dhe e Orit. Para shumë vitesh Ori mori një emision fëmijësh për të drejtuar, në një televizion tjetër. E prezantoi për pak kohë atë emision dhe pastaj ma propozuan mua. Iku Ori nga ai televizioni. Ndërkohë që ma propozuan mua, unë merrja drejtuesit në telefon dhe u thoja ‘unë nuk e zëvendësoj Orin, Ori duhet të vijë aty patjetër’. Pastaj merrja Orin në telefon ‘nuk bëj as audicionin se ti duhet të kthehesh’. Ori më thoshte ‘ç’të duhet ty, shko bëj audicionin, merr emisionin’.





