Ditën e djeshme ka nisur sezonin e ri emisioni “Ftesë në 5” në ekranin e madh të Top Channel. Një studio e re, plot drita, shkëlqim dhe elegancë.

E ftuara e parë e moderatores së njohur, Bieta Sulo, ishte ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy. Teksa hyri në studio, ajo u surprizua kur pa moderatoren aty.

Pjesë nga biseda:

Bieta: Një flutur e vërtetë Amber, mirësevjen

Amber: Mirë se të gjeta. Më kishte munguar duartrokitja e publikut. Unë prisja që të më priste dikush tjetër, por më së miri këtë gjë di ta bësh vetëm ti.

Bieta: E kishe kompliment për mua apo si?

Amber: Thashetheme portalesh…

Bieta: Domethënë e kishe për mua apo e ke kunj për dikë tjetër?

Amber: Me kunja nuk ecim por thashetheme portalesh e mendova se do më priste dikush tjetër.

Bieta: Po në fakt…

Amber: Po në fakt është ajo e tëra dhe e bëra

Nuk e dimë së kujt ja adresonte Amber këtë “kunj”, apo ishte në kontekstin e thashethemeve të verës.