Mateo dhe Brikena ditët e fundit janë parë më shpesh duke biseduar me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Ata flasin për banorët e tjerë, po ka raste ku Mateo e ngacmon atë në lidhje me raportin mes tyre.
Nga ana tjetër, fansat e tyre kanë shumë dëshirë që t’i shohin pranë njëri-tjetrit dhe u nisin surpriza nga ajri. Ditën e sotme në shtëpinë e më të famshme në Shqipëri ka mbërritur një tjetër parashutë për ata të dy.
Pas kësaj surprize Brikena dhe Mateo formojnë me duart e tyre zemrën. Edhe një ditë më parë, dy banorët morën një surprizë të tillë nga fansat e tyre.
Pjesë nga biseda:
Mateo: Nuk po dalloj, qenka dhe arushi
Brikena: Ça kanë shkruar?
Mateo: Nuk po e dalloj dot, prit ta lexoj. Hajt Brikena lexoje
Brikena: Nuk shoh mirë nga larg
Mateo: Paska shkruar shumë. Mateo ndiqe zemrën tënde, herët a vonë mos u dorëzo.




