Përplasja mes Fedez dhe Luis Sal është kthyer në një “luftë të ftohtë” të hapur në rrjetet sociale. Pas ditësh thumbimesh dhe akuzash të ndërsjella mes podkasteve të tyre, “Muschio Selvaggio” dhe “Pulp Podcast”, në skenë ka hyrë edhe menaxheri i Luisit, Riccardo Vignola, i cili ka hedhur akuza të forta në adresë të reperit.

Sherri nisi nga pretendimet se Fedez është paditur nga Luis vetëm për interesa financiare, një insinuatë që Vignola e ka mohuar duke iu kundërpërgjigjur ashpër në Instagram. Ndërkohë, në planin privat, marrëdhënia e Luis Sal me Giulian duket e qetë: dyshja u panë të afërt dhe në humor të mirë gjatë finales së King’s League, ku skuadra e reperit doli fituese.

Në një seri InstaStory, menaxheri nuk kurseu fjalët ndaj Fedez:

Na shkakton neveri. Fansat e tu nuk të duan ty, ata duan thashethemet -shkruan ai, duke e akuzuar reperin se jeton nga drama dhe jo nga muzika.

Vignola e përshkruan Fedezin si të papjekur dhe të izoluar, “të braktisur nga të gjithë”, duke shtuar se nëse kjo situatë do të ishte një këngë, “do të ishte një diss i plotë”.

Ai shpjegon pse pala e Luisit ka qëndruar e heshtur deri tani:

Sepse na neverit, njësoj si të gjithë ata që të takojnë rastësisht, dhe sepse kemi jetën tonë dhe nuk kemi kohë të dëgjojmë të qarat dhe shakatë e tua 16-vjeçare.

Më tej, menaxheri akuzon Fedezin se ka përdorur famën e tij për t’i dëmtuar:

S’na ke lënë gjë pa bërë: na çove në gjykatë, na denigrove, na acarove duke shfrytëzuar pushtetin tënd, sepse fatkeqësisht disa ende të dëgjojnë. Na kërkove para, përqindje, fitime nga sponsorët dhe u përpoqe në çdo mënyrë të na zije në kurth, duke na humbur kohën dhe duke folur marrëzira për Luisin.

Sulmi shkon deri te karriera muzikore e Fedez:

Nuk di më kë të ofendosh në këngët e tua, as qeni yt s’të dëgjon më. Të gjithë e kanë kuptuar kush je. Publiku yt s’të pëlqen ty, por thashethemet rreth teje. Ata duan të komentojnë marrëzitë që thua dhe ti detyrohesh t’i nxisësh vazhdimisht për të mbajtur vëmendjen gjallë.

Përplasja publike mes palëve po komentohet gjerësisht në rrjet, duke ndarë fansat në kampe dhe duke e kthyer konfliktin mes ish-bashkëpunëtorëve në një telenovelë të re të showbiz-it italian. Deri tani, Fedez nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të menaxherit, por beteja mediatike duket larg përfundimit.