Mbrëmjen e djeshme u shpallën edhe tre finalistët e tjerë të këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP 5”. Selin iu bashkuan edhe Mateo, Miri dhe Rogerti.
Ky i fundit sapo mori vesh që ishte finalisti i katërt, ka nisur menjëherë me provokimet dhe me debatet e forta. Madje ai ka debatuar edhe me Mirin, të cilit e konsideronte shok brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Të shoh si lolo, unë jam super gangster. Të kam përmendur incestin, e mban mend? Prandaj s’më ke dalë ballë për ballë, më ke patur frikë. Tani do dalin. Kur të dalësh, kur të shohësh videon ça do thuash? Ti je një artist super i dështuar që ke ardhur këtu me rifilluar dhe një herë karrierën”.
Pjesë nga debati:
Miri: Ty të vjen inat që jam dikushi?
Rogerti: Ti dikushi? Mund të jesh, por në lojë nuk ke treguar gjë.
Miri: Kjo lojë që është bërë.
Rogerti: Nuk flihet gjumë për të fituar.
Miri: Gjumë do të fle
Rogerti: Ta shohim.
Miri: As ti
Rogerti: Unë e fitoj
Miri: Fitoje
Rogerti: Jam treguar lojtar më i fortë.
Miri: Vazhdo
Rogerti: Ti ke ngrënë…
Miri: Të kam përdorur?
Rogerti: A di ça thonë njerëzit, opinionistët, ke qenë njeriu më pa strategji që kur je ndarë nga Selin.
Miri: Në rregull
Rogerti: Vetëm unë të kam mbajtur. E ke ditur shumë mirë dhe të kam mbajtur për një arsye, me pi kafe.
Miri: Edhe unë për atë arsye.
Rogerti: Ti nuk je i pastër.
Miri: Në fakt je ti i pastër.
Rogerti: Më i pastër se ti jam
Miri: Pse?
Rogerti: Kam thënë të vërtetën, të gjitha. Këtu vëlla, këtë ke të keqe se momentet njerëzore ti kujton se unë e ngatërron me lojën, por se bëj. Nuk të lë të më dalësh përballë.
Miri: Ça problemi ka
Rogerti: Më thuaj tre arsye ça ke bërë kur je ndarë.
Miri: Asnjë
Rogerti: Si Mateo dhe ti.
Miri: Nuk mund të merrem me ty se ti je shumë lart.


