E ftuar në emisionin “Pardon  My French” për një intervistë ekskluzive me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako. Artistja e njohur ka zbuluar shumë detaje jo vetëm për karrierën e saj muzikore, eksperiencën në shtëpinë më të famshme, jetën personale dhe jo vetëm kaq…

Jonida e pyeti Eglin në lidhje me komentet negative si arrin t’i përballojë nëse ndikohet dhe a është mësuar tashmë me to?

Mos u mëso po deshe, të mëson vetë rutina. Askujt nuk i vjen mirë që të dëgjojë fjalë të këqija për veten, sidomos kur ti nuk i ke bërë absolutisht asgjë këtij personi që po të komenton. Nuk të njeh dhe nuk e njeh, por kur e mendon që vijnë pikërisht nga këto persona që ti nuk i njeh, kupton që këta nuk e kanë me ty drejtpërdrejt, nuk kanë asgjë me ty sepse nuk kanë çfarë të kenë.

Ajo shtoi gjithashtu se:

E kanë frustrim të vetin dhe duan që ta shprehin diku atë që mendojnë, gjejnë tastierën dhe e bëjnë. Kjo gjë nuk të ndikon fare në jetën tënde praktikisht.