Një studim i ri në Spanjë ka identifikuar atë që konsiderohet si “G-spot” mashkullor, duke rrëzuar idenë e përhapur prej vitesh se lidhej me prostatën. Studiuesit kanë zbuluar se zona më e ndjeshme ndodhet në pjesën e poshtme të penisit, në një rajon të pasur me nerva që mund të gjenerojë ndjesi shumë të forta. Zbulimi ndihmon në kuptimin më të mirë të trupit mashkullor dhe korrigjon një nga keqkuptimet më të përhapura në mjekësinë seksuale.

Rikujtojmë, se një vendim i pazakontë nga Suedia ka ndezur debat në mbarë botën: seksi është shpallur zyrtarisht sport, ndërsa po përgatitet edhe një turne i dedikuar. Ky hap surprizues ka hapur diskutime të forta mbi kufijtë e asaj që konsiderohet sport dhe mbi mënyrën se si shoqëria moderne i sheh seksualitetin dhe aktivitetin fizik. Disa e shohin si një qasje progresive dhe një përpjekje për të normalizuar diskutimin mbi seksualitetin, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një provokim të pastër.

Ndërkohë që përgatitjet për turneun kanë nisur, debati global vijon të zgjerohet, duke vënë në pikëpyetje vetë përkufizimin e sportit, konkurrencës dhe performancës fizike në kohët moderne. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo nismë do të marrë njohje të gjerë apo do të mbetet thjesht një episod i diskutueshëm në arenën ndërkombëtare.