Një tjetër kuti e emergjencës u hap një ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Aldo vendosi që të merrte një avantazh për të takuar të bijën dhe si pasojë pati edhe një dënim.
Në zarfin që ishte në kutinë që theu Aldo, ishte një nominim i përhershëm. Banori pati të drejtë që të thoshte një emër dhe ai zgjodhi Gertën.
Ky veprim është komentuar shumë gjatë mbrëmjes së djeshme, madje Rozana i tha atij se e donte ajo ‘këtë avantazh’, që të ishte në nominim të përhershëm.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Për mua është gabim, për atë s’ka problem
Aldo: Ti mendon se është avantazh? Nuk është kaq e thjeshtë
Rozana: Nuk është puna e thjeshtë se janë 120 ditë, si qenka e thjeshtë. Por problemi është…
Aldo: Nuk jam aspak që do bëhemi me personin që u krijua
Rozana: Nuk bëhem me atë sa të jetë jeta. Unë e doja për vete atë nominim
Aldo: Unë e di që e doje për vete, e të thashë se do ishte një avantazh i mirëmenaxhuar nga ti. I bëra edhe një kompliment dhe i lashë një peng
Rozana: S’ma dha






