Sfida e mos reagimeve ka vijuar edhe ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Kësaj sfide për banorët i është bashkuar aktori i njohur i “Portokallisë”, Juxhin Plovishti, i cili imiton Vserlon në spektaklin e madh të humorit. Edhe në shtëpinë e BBV 4 hyri me rolin e banorit.

Kur Vserlo pa aktorin që po e imitonte nuk reagoi, ndërkohë Vërsëllonja u thotë banorëve që ishin jashtë:

“Pse shef mi? O Aldo më ke shkrirë si dielli borën. Mi hiqni këto kopjet e shëmtuara”.

Më pas ai afrohet te Kelly, Aldo dhe Gerta dhe ai i kthehet kësaj të fundit:

“Ça ke? Do me qesh? Të vjen për të qeshur? Mu zhduk”.

Pastaj dëgjohet të thotë: “Ku është ai Laerti se u dogja”.

Vërsëllonja nuk e le me kaq, pasi shkon dhe ulet mes Rizartës dhe Mikit, të cilat ishin të ulura te shkallët pranë pishinës.