Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani prej vitesh gëzojnë një miqësi tepër të ngushtë.

Dy shoqet kalojnë kohë së bashku dhe postojnë foto e video në rrjetet sociale. Së fundmi Xhemi Shehu ka ndarë me ndjekësit një video teksa shfaqet duke pritur moderatoren, e cila mesa duket e paska zakon të vonohet.

Këtë na e ka treguar edhe Xhemi ku krahas videos shkruan: “Përfundimisht njeriu nuk ndryshon kurrë”, duke iu referuar me shaka Arbana Osmanit.

Nuk ka munguar as reagimi i moderatores së dashur, e cila e ka ripostuar video duke u kundërpërgjigjur: “Hahahah nuk u vonova o derr”.