Dita e sotme ka nisur me debate për Rogertin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Teksa po debatonte me Mateon, pranë tyre ka shkuar dhe Artani, të cilit banori iu kthye keq.

“Ti nuk meriton as kafe me mua. Ti do të rrish në këtë shtëpi vetëm kur të them unë, në rregull? Po ta them për herë të fundit, o me 5 pëllumba minus, se 10 ke në total gjithë jetën, se 5 i ke, do Zoti të kthehen edhe ato. Sa më shumë më merrni shapkat, aq më shumë më faktorizoni, po tregohu pak i zgjuar o i marrë”, i tha Rogerti-Artanit.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ti nuk meriton as kafe me mua. Ti do të rrish në këtë shtëpi vetëm kur të them unë, në rregull?

Artani: A sa keq më vjen për ty

Rogerti: Ju mblodhi treshi i bandës dhe iu sakatoi. Nëse është ai 3, ju jeni 17, 18…

Artani: Imagjino ça burri je, e di kush ta ka marrë shapkën dhe nuk ia merr dot, nuk ke guxim

Rogerti: Nuk kam ardhur me gjet shapka këtu, kam ardhur me fituar lojën, kam ardhur me ndarë Mirin me Selin.

Artani: Shko merr shapkën

Rogerti: Po ta them për herë të fundit, o me 5 pëllumba minus, se 10 ke në total gjithë jetën, se 5 i ke, do Zoti të kthehen edhe ato. Sa më shumë më merrni shapkat, aq më shumë më faktorizoni, po tregohu pak i zgjuar o i marrë

Artani: Ky s’ka fole ku ti rrinë pëllumbat