Dita e sotme nisi mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por më vonë nisën edhe debatet e para. Aldo ka debatuar me Livian, ku sipas tij, emri i saj është në Zarf të Zi.

Livia i drejtohet duke i thënë ‘se uron për të që të jetë’ në mënyrë që ‘ajo të largohet nga shtëpia dhe ai të gëzohet’.

“Kur të ikësh as nuk kam për të takuar, se kur i shpëtove nominimit erdha të takoja dhe më the jo”, i thotë Aldo banores.

Livia më pas i kthehet: “S’dua të të përqafoj, shko përqafo Danjën, Jozin dhe Loredanën”.

Pjesë nga debati:

Aldo: Livia sonte je te Zarfi i Zi, më vjen keq, po ta them sinqerisht

Livia: E uroj për ty. O sa do të doja të isha, të ikja në shtëpi e të qash ti

Aldo: Jo nuk qaj

Livia: Të gëzohesh ti se u ngatërrova

Aldo: Kur të ikësh as nuk kam për të takuar, se kur i shpëtove nominimit erdha të takoja dhe më the jo

Livia: O lele kaçurrele, ti doje të më përqafoja dhe unë nuk doja

Aldo: Sepse qëndrove në shtëpi, kaq e vogël je

Livia: Bjere dorën ta jap, me të përqafuar s’dua

Aldo: Si Bernardi komplet

Livia: Unë nuk dua të të përqafoj, më jep derën

Aldo: Nuk doja me të përqafuar për përqafim, doja të thosha shyqyr që ndenje në shtëpi, s’ka problem

Livia: Nuk dua të të përqafoja, shko përqafo Danjën, Gertën, Jozin dhe Lorin se e ke përqafuar shumë

Aldo: Ti nuk do 1 herë unë nuk dua 10 herë. O Livia e vogël