Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes Selin dhe Rogertit.
Gjatë debatit Selin i ka thënë Rogertit se ai është një maniak i cili ‘rregullohet’ para femrave.
Ndërkohë ky i fundit i është kthyer duke i thënë se ajo ka sharë malësorët dhe që loja e saj është prishur pas ndarjes nga Miri.
Pjesë nga debati
Selin: Sa herë fle edhe zgjohem me ty jam më krenare për ato burra të familjes time që më presin jashtë.
Rogerti: Ku i ke?
Selin: Aty ku janë!
Rogerti: Ku janë?
Selin: Kudo që të jenë të paktën nuk janë lloj yt, se ti je i pështirë, ulu.
Rogerti: Mua më do familja ime të paktën, unë nuk i shaj racat shqiptare.
Selin: Ulu o maniak që rregullohesh para syve.
Rogerti: Ti i ke sharë malësorët racë e qelbur.
Selin: Edukohu që para femrës nuk rregullohesh o maniak, ulu.
Rogerti: Çfarë ke thënë tjetër, ke sharë fenë?
Selin: O maniak ulu!
Rogerti: Pse të vjen inat, ke dalë super ofenduese. Një vajzë që mendon se i kemi bërë të keqen del aty edhe kërcen “Jala ja Selina jala ja Dubai” duke i hedh para sheikëve.
Selin: Ju të dy të degjeneruar jeni e kam thënë unë.
Rogerti: Unë pastaj sheiku i Abu Dabit, ju i keni prishur lojën njëri-tjetrit.
Selin: O Rogert ku ke pasur lojë ti këtu brenda!
