Kim Kardashian ka lënë autografin e saj në një prej sendeve më të shtrenjta që ka firmosur ndonjëherë. Ylli i “The Kardashians” nënshkroi një çantë Hermès Birkin 35, me vlerë rreth 45 mijë dollarë, gjatë një eventi të Skims në Shangai.

Një fans i kërkoi Kardashian të firmoste çantën, ndërsa ajo përdori një stilolaps metalik ngjyrë ari dhe më pas reagoi me humor ndaj veprimit. “O Zot i madh, kjo më duket blasfemi”, tha ajo duke buzëqeshur.

Momenti u publikua në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta. Disa komentues vunë në dukje se autografi i Kardashian mund ta rrisë më tej vlerën e çantës, ndërsa të tjerë e cilësuan fansin si të zgjuar për mënyrën se si e shfrytëzoi momentin. Nëse çanta do të shitej në të ardhmen, firma e një prej figurave më të njohura të showbizit mund ta bëjë atë një objekt edhe më të veçantë për koleksionistët.