Aktorja transgjinore e nominuar për ‘Oscar’, Karla Sofia Gascon kërkoi falje për postimet në lidhje me myslimanët. “Kam qenë vet e margjinalizuar, e di dhimbjen.” Ylli i filmit “Emilia Perez”, e cila ka 11 nominime për ‘Oscar’ këtë vit, iu desh të ndalonte festën e saj për të kërkuar falje pasi u shfaqën postimet e saj të vjetra në Twitter. Në postimet e lartpërmendura, Gascon ka shkruar komente fyese për myslimanët, George Floyd, madje edhe për vetë çmimet ‘Oscar’.
Në një prononcim për mediat, ajo tha se dëshiroi të tërheqë vëmendjen me postimet e saj të vjetra që lëndojnë të tjerët. “Si dikush në një komunitet të margjinalizuar, unë e di shumë mirë këtë vuajtje dhe më vjen shumë keq për ata që kam shkaktuar dhimbje. Kam luftuar gjithë jetën time për një botë më të mirë. Besoj se drita gjithmonë do të triumfojë mbi errësirën”-tha ajo.
Gascon është aktorja e parë transgjinore që është nominuar për ‘Oscar’ në kategorinë e aktrimit. Gazetarja Sarah Hagi ka shpërndarë pamjet e postimeve të saj fyese në të kaluarën. Njëri prej tyre kishte të bënte me vdekjen e Floyd-it, i cili vdiq në vitin 2020 dhe të cilin ajo e quajti të varur nga droga. Ajo gjithashtu shkroi për Islamin dhe komunitetin mysliman: “Islami po bëhet një terren pjellor për infeksion për njerëzimin që duhet urgjentisht të kurohet.” Gascon është nominuar për aktoren më të mirë për rolin e saj në dramën muzikore/kriminale të Netflix për një bos droge që kërkon një operacion për ndryshimin e gjinisë.