Transmetuesi amerikan “FOX Sports” ka habitur opinionin publik me një ofertë të pazakontë pune, duke kërkuar një “Vëzhgues Kryesor të Kupës së Botës”, raportojnë burime pranë “Front Office Sports”. Sipas raportimit, kandidati i përzgjedhur do të ketë detyrën të ndjekë të gjitha 104 ndeshjet e turneut nga një zyrë e vendosur në Times Square, ndërsa do të përfitojë një pagesë prej 50,000 dollarësh.
Përkthyer në shifra ditore dhe për ndeshje, kjo shumë arrin në rreth 1,282 dollarë në ditë, ose afro 480 dollarë për çdo sfidë të ndjekur. Edhe pse për shumëkënd tingëllon si “puna ideale”, oferta është cilësuar si një nga më të çuditshmet, dhe për disa, edhe jo fort reale, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjet.


