Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme Ola ka shprehur një pëlqim për Jozin. Ajo madje tha se e kishte parë dhe në ëndërr. Një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga Loredana, e cila dëgjoi edhe Jozin që i thoshte banores që të kishte më shumë guxim.

Pasditen e sotme teksa Ola dhe Jozi po bisedonin me njëri-tjetrin jashtë te divanet, pranë tyre kanë shkuar Valbona, Loredana, Rizarta dhe Mikela dhe i kanë kënduar banorit këngën në sfond:

“Nuk mjafton një unazë as një lule në jorgan kur në mbrëmje…”.

Nga ana tjetër Valbona nisi që t’a gjuante me jastëk dhe ashtu bëri edhe Loredana.

Pjesë nga biseda:

Valbona: S’të vjen turp ça i bëre shoqes sime

Jozi: Kujt?

Valbona: Shoqes sime

Jozi: I bëra atë që më the ti me i bërë, ti më the

Loredana: Ola si është vendi rezervë, rehat?

Jozi: Është në vend të parë, nuk është rezervë

Loredana: Ashtu ë?

Jozi: Rezervë ka kaluar tjetër kështu

Loredana: E di vetë që nuk është kështu, prandaj bën të njëjtat gjëra si unë

Ola: S’kam bërë asgjë si ajo