
Olivia Rodrigo është një nga artistet me një karrierë mjaft të suksesshme pasi këngët e saj janë kthyer në hite. Së fundmi artistja vjen me një lajm të mirë për fansat e saj. Më 8 Shtator do të publikohet albumi i saj i dytë i shumëpritur me titull “Guts”.
Në rrjetet e saj sociale ajo shkroi:
Jam shumë krenare për këtë album dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju.
Pas këtij lajmi të shumta kanë qenë reagimet e fansave të cilët mezi po e presin. Pjesë e albumit do të jetë edhe kënga e titulluar “Vampire”, të cilën Rodrigo e njoftoi vetëm disa javë më parë. Kënga, që do të publikohet më 30 Qershor, do të shënojë këngën e parë të fitueses së çmimeve ‘Grammy’ që nga viti 2021.
Rodirgo u bë e njohur për publikun në mbarë botën në moshën 17-vjeçare me këngën e saj të të parë “Drivers License”. Pas suksesit të kësaj kënge ajo publikoi albumin “Sour” me 11 që i dha Rodrigos tre çmime ‘Grammy’ dhe kryesoi listat e Billboard.




