Olta Boka, këngëtarja e dashur e publikur shqiptar, është ndjerë tepër nostalgjike ditën e djeshme dhe shkak për këtë është bërë pikërisht një shkollë në lagjen e saj.
Olta ka treguar se teksa ka dëgjuar zilen e shkollës, janë rizgjuar tek ajo kujtime nga fëmijëria e saj, për të cilën shprehet se nuk e ka shijuar me lirinë e asaj moshe por në vend të saj është përpjekur që të jetë një nxënëse shembullore.
“Këtë herë, zilja e përfundimit të orës në një shkollë në lagjen time më rizgjoi kujtime. Pak pas ziles, dyer që hapeshin me furi dhe fëmijë që vërshonin korridoreve, duke gëluar gjithë gëzim. Pa kuptuar, m’u rikthyer në kujtesë Olta e vogël. Sa keq që atëherë nuk vrapoja në 5 apo 15 minutëshin e pushimit. Qëndroja në bankë, i hidhja një sy lëndës në vazhdim dhe kështu për vite më radhë, ndryshja veten me përgjegjësinë e një fëmijë të matur”
“Për të rriturit isha shembull por sot kuptoj sa shumë ka humbur shpirti fëminor. Sa mëngësira dhe pakënaqësira i paskam shkaktuar vetes”, shton Olta.
“Unë dua që Gaia të vrapojë, mundësisht të fluturojë pa asnjë peshë përgjegjësie, fundja përgjegjësia ia zbeh kuptimin dhe kënaqësinë cdo gjëje që kaplon. Ka kohë për përgjegjësi. Por për fëmijërinë, jo dhe aq, ikën shumë shpejt”, përfundon postimin e saj këngëtarja.
