Aktorja bukuroshja, Olta Gixhari, prej kohësh po qëndron e izoluar në Spanjë së bashku me partnerin e saj.


Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.


Së fundmi aktorja përmes një fotografie ka dhënë një lajm për të cilin kanë reaguar edhe figura të njohura publike.


Olta është shfaqur e përqafuar me të dashurin e saj në një nga plazhet e Spanjës, teksa përshkrimi i fotografisë ka marrë gjithë vëmendjen.


“Nënë dhe baba”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë, duke lënë të nënkuptohet se ata do bëhen prindër së shpejti.