Olta Gixhari i tha Krist Aliajt se nëse në zarfin e kuq do kishte të drejtë nominimi, do thoshte emrin e tij.

Sipas aktores së njohur, Kristi po bëhet i rrezikshëm dhe duhet që ta heqë që tani nga shtëpia e “Big Brother VIP2”. Nga ana tjetër, ai i kthehet se ‘ti nuk je e sinqertë dhe nuk ke qenë”.

Pjesë nga debati:

Kristi: Ti e di shumë mirë se nuk je e sinqertë dhe nuk ke qenë. Edhe tani të erdhi momenti që të përdorësh një gjë që ti të ndjehesh mirë nesër

Dea: Ju keni probleme të mëdha me besimin

Kristi: Unë i thashë se në lojë nuk ka kuptim ky term ‘besim’

Dea: Ka, se nëse ti je i sinqertë dhe e paralajmëron për ça do ndodhë, ti po i jep besim dhe duhet ta pranosh të ketë besim

Kristi: Olta e banalizon dhe thotë është një tjetër që potencialisht do futet mes nesh dhe do ta bëjë ty ta bësh këtë. Unë them jo

Olta: Ka ndodhur

Kristi: Edhe unë mund të them ti me Armaldon më keni sulmuar, ka ndodhur

Olta: Nuk ka ndodhur

Kristi: Unë them ka ndodhur, në syrin tim

Olta: Mund të thuash ça të duash