Ajo ka pasur gjithnjë një këndvështrim të vetin për modën dhe është shprehur se preferon të jetë sa më natyrale. Në numrin e qershorit të revistës Madame Figaro, Kirsten Dunst ia ka dalë të duket sa më natyrale, duke pozuar me vetëm një palë pantallona xhinsi. Aktorja 32-vjeçare ka folur për mënyrën sesi e përcakton hijeshinë personale dhe për arsyet përse e dashuron Francën. Ajo është shprehur se femrat që kanë vetëbesim, nuk kanë nevojë t’i provojnë gjë të tjerëve.
5 qershor 2014 (gazeta-Shqip.com)
