Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka qenë mbrëmjen e së martës e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën profesionale dhe atë private.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Rudina Dembacaj e ka pyetur atë rreth disa lajmeve ku ajo është përfolur si opinioniste e edicionit të ri të “Big Brother”.

Sara sqaroi se nuk është kontaktuar për këtë pozicion, por ajo pranon pa asnjë hezitim se do t’i pëlqente një gjë e tillë.

Pjesë nga intervista:

Rudina: U përfole dje si opinioniste e “Big Brother”, a është e vërtetë? A të ka kontaktuar produksioni, ke një thirrje për t’u bërë e tillë apo thjesht dëshirë e jotja dhe e fansave?

Sara: Unë vetë nuk kam shprehur dëshirë për të qenë në asnjë nga pozicionet e asnjë emisioni. Mua më bëhet qejfi nëse njerëzit më manifestojnë këtë gjë për mua apo më shohin në një pozicion të caktuar, tregon një lloj vlerësimi.

Rudina: Të kanë kontaktuar?

Sara: Jo, nuk më kanë kontaktuar për këtë pozicion

Rudina: Thashetheme portalesh domethënë

Sara: Por nëse do të më vinte një ftesë e tillë, patjetër që po, është super nder, pse jo

Rudina: Epo t’a urojmë