Mbrëmjen e së martës, Mozzik ka përfunduar në prangat e policisë së Kosovës. Arrestimi i reperit të njohur u bë në aeroportin e Prishtinës.
Nga informacionet bëhet e ditur se Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë.
Reperi publikoi së fundmi në rrjetet sociale një orë të markës së njohur “Richard Mille”, të cilën e quajti dhuratë para ditëlindjes.

Njëra nga orët ka një kornizë transparente prej safiri kristali dhe rrip të bardhë elegant, me një vlerë të konsiderueshme që kap rreth 1.5 milionë euro.
Arrestimi i Mozzik u bë mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës, në kuadër të hetimeve për ligjshmërinë e prejardhjes së këtyre sendeve luksoze.