Mbrëmjen e djeshme banorëve iu dha mundësi t’i shkruajnë një letër personit të zemrës. Egli vendosi t’ia shkruajë Gjestit por ky i fundit edhe pas kësaj e ka injoruar. Teksa po ndanin cigaret, Egli i tha Gjestit se mund të marrë cigaret e asaj nëse dëshiron.

Egli:

T’i jap unë cigarat e bardha, pse i thua asaj?

Gjesti:

O zot çfarë njerëzish jeni bërë.

Egli:

Ore çfarë të kam bërë unë ty. Kam gjithë ditën që të them a do cigare dhe ia kërkon Gertës dhe Valbonës. Merri të gjitha të bardhat dhe më jep të zezat. Po flas me ty, mos u sill kështu.

Gjesti:

Unë po bëj lojë me ty, ok atëherë.