Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë sociologu Edmond Dragoti. Ai ka folur më shumë mbi seksualizmin në shoqëri, por jo vetëm…
Orgjitë, a konsiderohen si çrregullim seksual, apo si diçka normale për të eksperimentuar dhe për të shijuar këtë botën seksuale?
Zakonisht në çdo kohë ka tendenca të orientive seksuale dhe të aktiviteteve seksuale të ndryshme. Ndryshojnë. Në vitet ’70-’80, orgjitë ishin në modë atëherë. Sot janë gjithnjë e më pak, nuk konsiderohen më si gjë e rëndësishme, quhen normale, të rëndomta. Seks i zakonshëm… Ndërkohë që janë shtuar tendencat në ndryshime të orientimeve seksuale, në atë që ne e quajmë ‘fluiditeti seksual’. Domethënë që orientimet seksuale janë fluide, ndryshojnë gjatë jetës…/TAR

