Mjaftoi një video e postuar në profilin e saj në “Instagram” që Orinda Huta të merrte gjithë vëmendjen e ndjekësve. Në pamjet në fjalë shfaqet bashkëshorti i saj, Turjan Hysko që luan së bashku me vajzën e tyre.
Në një moment pranë tyre shkon dhe moderatorja e njohur, e cila mban veshur një fustan të gjatë ngjyrë blu. Teksa Turjani po luante me të bijën, ai ndalon dhe pranë tij shkon Orinda dhe e përqafon.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë të mendojnë se ajo është në pritje të ëmbël dhe menjëherë kanë nisur duke lënë në komente urimet e tyre.
Këngëtarja ka reaguar më pas me një tjetër postim po në “Instagram,”, duke thënë se nuk është shtatzënë për herë të dytë.
Teksa ka publikuar disa fotografi me fustanin blu, ajo shprehet se ishte thjesht dita e parë e ciklit. Orinda shton se kur te jetë në pritje të ëmbël, do e bërtasë vetë.
“Për të gjithë detektivët e komenteve: jo, nuk jam shtatzënë. 😅 Ishte thjesht dita e parë e ciklit. Kur të jem, ju premtoj që do e bërtas vetë! 🤍 Ju duaaaa”, shkruan Huta bashkëngjitur me fotot që morën mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta.






