Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…

Në një intervistë me Rozanën, dhe Danjën, Aldo i është përgigur pyetjeve pikante të banoreve. Danja e ka pyetur Aldon në lidhje me një situatë, ku Aldo është ofenduar nga pyetja e Rozanës.

Aldo: Ishim pas një nate shumë të gjatë të sfidës në të ftohtë dhe ndenjëm 8 orë dhe ndenjëm dhe 8 orë të tjera duke shoqëruar çiftet dhe isha bërë me kafe te buzët dhe si çdo rob e lëpij dhe më tha ‘pse i lëpin’, rast ordiner, kur dikush pastron kafen nga buzët dhe dikush ja vë në dukje, po më ishin tharë edhe buzët dhe kur nuk ke me çfarë ti lyesh ose të puthësh ose duhet ti lëpish nuk ksiha çfarë bëja tjetër

Aldo: Sot nuk po i lëpij buzët

Danja: Si ishte ai momenti  kur Rozi tha ‘mos i lëpij buzët’ disa herë, si u ndjeve?