Këngëtari i famshëm kolumbian, Maluma, është padyshim një ndër artistët më të pëlqyer në botë për stilin, paraqitjen dhe talentin në muzikë. Mirëpo me postimet e tij të fundit në rrjetet sociale ai i ka ‘shokuar’ të gjitha vajzat duke i lënë pak vend imagjinatës me pozat e tij.

Ylli ka postuar një foto ku shfaqet tërësisht i zhveshur. Duke pozuar para një pasqyre të madhe në tualet, këngëtari ka mbuluar pjesët intime me një emoji me zemër të thyer dhe pas tij duken duart e një vajze e cila i ka vendosur ato poshtë tij.

“Sot, 12AM”, ka shkruar këngëtari krahas fotos duke paralajmëruar se do të lancojë projektin e tij më të ri muzikor. Krahas fotos, ndjekësit kanë shpërthyer në komente të shumta.

Rikutojmë se Maluma publikoi rreth dy ditë më parë një video në “Instagram” ku shihet i shtrirë në krevatin e një dhome, ndërsa xhirimet i bën një modele e veshur me të brendshme.

Vajza ecën nëpër dhomë duke filmuar fillimisht Malumën në gjumë, më pas e pozicionin telefonin sipër një komodine dhe heq këmishën që i mbulonte dhe aq pak trup për t’u shtrirë krah këngëtarit.