Përmes një fotoje krah të dashurit të zemrës, Fatma Methasani, zbuloi pak ditë më parë se ishte në pritje të ëmbël.  

Moderatorja e njohur dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, do të bëhen prindër për herë të pare dhe janë shumë të emocionuar.

Urimet ishin të shumta për Fatmën dhe Alfion, por tani duket se kanë nisur edhe dhuratat. Nëpërmjet një postimi në "Instagram" moderatorja ka treguar se sapo mori dhuratën e parë për fëmijën.

Ka qenë motra e Alfios, ajo që ka bërë dhuratën e pare për foshnjën që do vijë në jetë së shpejti. "Ne kemi një hallë që na llaston me dhurata akoma pa lindur", ka shkruar Fatma në postimin që ka bërë.

[gallery ids="867662,867661,867663,867664,867665,867666,867667,867668,867669,867670,867671,867672,867673,867674,867675"]