Ylli brazilian i futbollit, Neymar Jr., ka befasuar fansat me një foto ku shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Fotografia është realizuar së bashku me kreatorin Leon Gillies Mannes, i cili është gjithashtu mik i grimeres së njohur shqiptare, Dafinë Neziri.

Siç ka zbuluar Neziri përmes një instastory, fotografia nuk është thjesht një moment i rastësishëm; ajo është një dedikim i veçantë për djalin e saj, i cili është një fans i madh i Neymarit.

Futbollisti brazilian është përfshirë në një çështje ligjore në Brazil, pasi është paditur nga një kuzhiniere që punonte në vilën e tij luksoze në Mangaratiba. Sipas raportimeve të medias braziliane Metrópoles, gruaja pretendon se gjatë periudhës së punës nuk janë respektuar kushtet e kontratës dhe se është detyruar të punojë orë të gjata, shpesh deri në 16 orë në ditë.