Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, u shfaqën të dashuruar teksa iu bashkuan FKA twings, në festën për ndarjen e çmimeve të modës 2025 në Rosewood Chancery të Londrës, të hënën mbrëma.
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare dukej shumë elegante me fustanin e saj të bardhë dhe me një dekolte të madhe. 35-vjeçarja mori gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të ceremonisë në Royal Albert Hall.
Artistja mbërriti në event dorë për dore me regjisorin 50-vjeçar, i cili dukej gjithashtu elegant me një xhaketë të zeza dhe pantallona të zeza.
Ndërkohë fustani i Rita Orës kishte edhe një të çarë deri në kofshë që i linte pak vend imagjinatës. Fustanin e kishte kombinuar me një palë taka të larta.






