Influencuesja e famshme italiane, Chiara Ferragni, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me miliona ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi ajo ka zbuluar se ndodhet me pushime në Greqi, ku po shijon detin dhe rrezet e diellit. Ditën e djeshme, blogerja e njohur ka publikuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet “topless”. Ajo ka pozuar në jaht në mes të detit.
Me këtë foto, Chiara ka vendosur që t’i bashkohet fushatës #freeniple, që ka të bëjë që edhe femrat të jenë të lira që të ekspozojnë gjoksin.
View this post on Instagram
Teksa imazhi në fjalë ka marrë mijëra pëlqime, fansat janë ndarë në dy grupe. Ka ndjekës që e komplimentojnë për mesazhin që po jep, por ka të tjerë që vunë re detajin që binte në kundërshtim me atë që shkruante krahas fotos. Ata e pyesin pse e ka mbuluar gjoksin për aq kohë sa thotë që të jetë “i lirë”.
Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që bashkëshortja e reperit italian, Fedez, shfaqet në rrjetet sociale “topless”. Ajo ka ndarë edhe herë të tjera foto të tilla, e madje ndjekësit e pyesnin se si ka mundësi që e lejon burri që të postojë poza të tilla në rrjetet sociale.
View this post on Instagram