Aktori i famshëm, Orlando Bloom, ka shkaktuar reagime të shumta pas publikimit të një fotografie në rrjetet sociale. Fansat e kanë konsideruar si ‘goditje të fshehtë’ ndaj ish-partneres së tij, Katy Perry.

Në foton në fjalë, 48-vjeçari shfaqet duke pozuar ngrohtësisht me aktoren Rachel Lynn Matthews, e cila ishte veshur si Katy Perry në një festë Halloween-i.

Rachel kishte veshur një kostum blu identik me atë që këngëtarja e famshme mbante gjatë udhëtimit të saj në hapësirë me “Blue Origin”, ndërsa kishte vendosur edhe një paruke të zezë, duke imituar pamjen e artistes.

Madje ajo e përqeshi publikisht momentin kur Katy, pas zbritjes nga kapsula hapësinore, përqafoi tokën dhe e puthi atë, duke e ripërsëritur po të njëjtën skenë dhe duke shkruar në mbishkrim:

“Take up space!” (“Zë vendin tënd!”).

Ky veprim u interpretua nga fansat si një tallje e hapur ndaj këngëtares, ndërsa fakti që Orlando pozoi me Rachel e bëri situatën edhe më të ndjeshme.

“Kjo është shumë e pavend, sidomos për dikë me të cilin ai do të duhet të bashkëprindërojë”, shkroi një përdorues në “Reddit” dhe një tjetër shtoi:

“Krejtësisht pa shije dhe pa respekt”.

Kujtojmë se marrëdhënia nëntëvjeçare e Orlando Bloom dhe Katy Perry mori fund në korrik të këtij viti. Dyshja ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove.

Pas ndarjes, Katy ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të një romance të re të përfolur me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau, me të cilin u pa duke u puthur dhe përqafuar në një jaht luksoz në brigjet e Kalifornisë.

Ndërkohë, Orlando Bloom është parë sërish në takime romantike me një brune misterioze në Chelsea, duke u përpjekur ta mbajë jetën e tij private sa më diskrete.