Pa fotoshop, pa makijazh, me flokë të shpupurisur dhe me fytyrë krejtësisht natyrale. Kështu shfaqet modelja gjermane Gisele Bundchen në një set fotografik për një fushatë publicitare bizhuterish të David Yurman dhe shënon një tjetër kapitull në fushatat publicitare.



Duke ndjekur një tendencë krejt të kundërt me modelet e tjera, 32-vjeçarja, që është në pritje të fëmijës së dytë, ka vendosur të shfaqet në versionin tërësisht natyrale, duke treguar se bukuria nuk ka lidhje me shtirjet dhe fasadat. Fytyra e Gisele nuk ka përsosmërinë plastike që shfaqin modelet e tjera në fushata publicitare, të ‘bombarduara’ nga fotoshopi, por pikërisht për këtë fakt ajo duket më e vërtetë dhe sensuale.



Edhe në videon e xhiruar me këtë rast në plazhet e Malibu, sjelljet e modeles janë shumë të thjeshta dhe natyrale, ashtu siç do të vepronte çdo femër ‘normale’. David Yurma është dalluar edhe herë të tjera për fushatat publicitare të karakterizuara nga thjeshtësia, ndërsa si imazhe të tij kanë qenë edhe femra të tjera të njohura si Madona dhe Kate Moss, të cilat kanë ndjekur të njëjtën linjë të imazhit natyral, por Gisele mund të themi me plot gojë që shfaqet më natyrshëm së të gjitha të tjerat.

10 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)