Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.
Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatorja Jonida Aliçkolli ka intervistuar finalistin Miri. I pyetur nëse do jetë shok ai me Mateon jashtë “BBV”, Miri u shpreh:
Vështirë shumë, ai ka ca ide perceptime, nuk të lë te japësh mendimet e tua, është vështirë ta kesh shok. Nuk ma merr mendja që do kem një komunikim miqësor.
Çfarë nuk fal Miri?
Pabesinë, atë e kam shumë problem, jam mësuar dhe jashtë me situata të ndryshme…
Ndër të tjera, ai u shpreh për Rabean, situatën e krevatit me Selin dhe pengun e tij në “BBV”./TAR
