Kazuki Takahashi, krijuesi i serialit të famshëm manga “Yu-Gi-Oh!” është gjetur i vdekur në det të hapur në Japoni.

60-vjeçari u gjet pajetë nga rojet bregdetare, ndërsa dyshohet se mund të ketë pësuar nj aksident gjatë një udhëtimi që ai kishte ndërmarrë në ishullin jugor Okinawa. Për shkak se në trup iu gjet një veshje zhytjeje së bashku me maskë në fytyrë dyshohet se ai është mbytur teksa ishte zhytur në thellësinë e detit. Edhe pse në dukje është një aksident, autoritetet nuk e përjashtojnë mundësin e vrasjes.

“Yu-Gi-Oh” ose në shqip “Mbreti i lojërave” u krijua fillimisht nga Takahashi si një manga, por për shkak të suksesit që mori u shndërrua në një seria komik dhe më pas një lojë reale, me prodhimin e letrave që Takahashi ka përfshirë në historinë e tij. Loja fitoi Rekordin Botëror Guinness për lojën më të shitur të letrave tregtare në histori me shitje prej më shumë se 22 miliardë kartash, sipas prodhuesit Konami. Ekskluziviteti gjithashtu u rrit duke përfshirë lojëra video, libra, lodra dhe figura.