Iftuar së fundmi në emisionin Verissimo, Gabriel Garko ka befasuar Silvia Toffanin dhe publikun e Canale 5 me një rrëfim të papritur; ai është martuar dy vite më parë. Pasi tregoi unazën, aktori shpjegoi se kishte zgjedhur heshtjen për të mbrojtur jetën e tij private. “U martova dy vite më parë. Jeta ime publike ka qenë një fiction, historitë e vërteta i kam mbajtur për vete”, tha ai, duke theksuar se privatësia ka qenë gjithmonë thelbësore për të.
Dasma ka ndodhur më 2 dhjetor, dy vite më parë dhe është zhvilluar në një rreth tepër intim: “Ishim vetëm katër persona, nuk ia thashë askujt”. Bashkëshorti i tij quhet Giorgio dhe siç nënvizoi Garko, të dy janë shumë të rezervuar. Aktori i njohur italian theu zemrat e miliona vajzave në të gjithë botën kur deklaroi se ishte gay. Garko rrëfeu tek “Verissimo” traumën e përjetuar në fëmijëri. Artisti tha se ishte ngacmuar seksualisht kur ishte shumë i vogël dhe kjo la gjurmë tek ai për të gjithë jetën.
Më kanë ngacmuar seksualisht. Herën e parë që ndodhi isha 9-vjeç. Ishte më e dhunshmja. Këto janë gjëra që ndodhin, ama gjëja më e rëndësishme është të jesh në gjendje të dalësh prej saj.
Një situatë e ngjashme u përsërit në moshën 16-vjecare. Garko vazhdoi të shprehej në lidhje me këtë ngjarje duke pohuar se të dyja ngacmimet nuk ia kishte treguar askujt.
Për këtë përvojë kam folur edhe në librin tim autobiografik. Ishte dita kur fillova të pi duhan, edhe pse i urreja njerëzit që pinin duhan. Isha shumë i shqetësuar. Nuk dija çfarë të bëja dhe kështu bleva paketën e parë të cigareve.



