Këngëtari i njohur, La Fazani, ka qenë i ftuar në një lidhje telefonike në “Pardon My French” me  Jonida Aliçkolli dhe Niko Komani. Ai foli për EP-në e tij më të re që do të vijë në Nëntor…

Pjesë nga intervista:

Kënga më e re “A e din ti kush jom unë” një frazë tipike shqiptarësh…

Është shumë vërtetë, nuk e di se si është në Shqipëri, por në Kosovë prej shumë dekadash është si shprehje ‘a e di me kë po flet’. Dhe në njëfarë mënyre përveç këngëve dhe mund të ‘luash’ pak si fenomen po shërben në këtë rast si një gjë tepër ngjitëse.

Kjo është kënga e parë e EP-së tënde apo jo?

Po.

Ti personalisht e gjen veten introvert apo ekstrovert?

Të gjithë ndihemi ndryshe dhe për shumë gjëra në jetë duhet të eksperimentojmë si ky album që është ndryshe. Dhe nëse kënga e parë është ngjyrë e kuqe, nuk mund të jenë dhe të tjerat ngjyrë të kuqe.

EP-ja që do të dalë e dyta çfarë stili do të ketë?

Po, është introverti është pak më e ngadaltë, më i zymtë janë disa këngë të zymta, por nuk është se është e prerë me thikë. Kur e dëgjon EP-në e parë ka shumë stil, ka kuptim tjetër. Nuk është shumë direkte, është më shumë me nuanca.

Kemi një datë se kur do të vijë kjo EP?

Po, data ësht 19 Qershor dhe do të jenë 5 këngë. Bashkë me EP do të dalë edhe një këngë tjetër, por do të jetë edhe një pjesë tjetër e kësaj kënge, pastaj në nëntor do të dalin këngët e reja.