Vetëm pak muaj më parë u pushuan të gjitha akuzat kundër saj dhe u shpall e pafajshme. Është fjala për këngëtaren e njohur, Elsa Lila, e cila së fundmi është rikthyer në rrjetet sociale.
Lila ka një profil të saj në “Instagram” ku këtë muaj ka qenë mjaft aktive me postimet. Në “Instastory”-it e fundit që këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj, shihen disa foto të shkrepura nga fotografi i njohur, Fadil Berisha, dhe Lila duket në superformë.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo ka ndarë në profilin e saj postime rreth projekteve të saj profesionale.
Nga ana tjetër kujtomë se Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme.
Në deklaratën për lirimin e këngëtares, avokati Saimir Visha tha që ajo është lënë e lirë nga autoritetet italiane dhe se gjitha akuzat ndaj saj janë pushuar. Ai shtoi se pafajësia e saj dihej por shumë persona kanë vjellë vrer kundër saj duke sjellë këtë keqkuptim.
“Jam kthyer sot nga Italia. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën”, përfundoi ai.