Prej pak ditësh në rrjet po bën zhurmë ndjekja dhe heqja nga “Instagram”-i mes Kiara Titos dhe Dojna Memës, pas një deklarate që bëri kjo e fundit në një intervistë.
Dojna u shpreh se nuk e dinte se pse Kiara e kishte hequr nga ndjekësit, ndërkohë moderatorja e “Portokallisë” tha mbrëmë në “Goca dhe Gra” se në fakt është e kundërta.
Mema ka vendosur që të reagojë sërish në lidhje me këtë çështje, përmes një postimi në “Instastory”. Ajo ka publikuar një bisedë private të bërë në “WhatsApp” me motrën e saj, e cila i thotë “hiqe Kiara Titon se të paska hequr nga Insta. Pale ça i duket vetja” .
Ndërsa më pas ka ndarë një mesazh të gjatë duke theksuar se gjithmonë i jep përgjigje të drejtpërdrejta çdo pyetjeje, qoftë edhe para kamerave.

“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes të veçantë për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë”, shkruan Dojna Mema, duke publikuar dhe mesazhin me motrën, aty ku thotë “Unë as nuk fola keq për të”.