Në mbrëmjen e sotme të Big Brother VIP nuk u munguan as lotët. Paloma foli gjatë spektaklit sërish për problemet që ka patur me bashkëshortin e saj.

Paloma tha se kishte rënë pre e dhunës dhe kjo ka qenë një periudhë e vështirë e jetës së saj.

“Vinte natën në tre të mëngjësit. Unë me gocën në gjumë, plaste, thyente gota. Vinte vonë dhe thontë ha po të them. Dua të jetoj sepse dua të rris gocën. Kam dëshirë të bëj edhe një fëmijë tjetër, ta zgjeroj familjen. Ky është qëllimi im”, tha Paloma

Por pse vendosi Paloma që ta ndante sekretin e saj në shtëpinë e Big Brother? Paloma tha se shtepia më e famshme në botë e bëri që të reflektojë

“Kjo shtëpi më ka bërë të reflektoj. Dua të jetoj. Njeriu nëse i dorëzohet, i dorëzohet vetëm sëmundjes. Një nga fitoret e mia më të mëdha është të ndryshoja atë dhe t’i jepja mundësi vajzës”, tha Paloma.

Por tashmë duket se gjërat janë në rrugë të mbarë dhe këtë e konfirmoi edhe takimi që “Vëllai i Madh” kishte rezervuar për çiftin./Gazeta SHQIP