Premiere Of Open Road Films' "The Gunman"Pamela Anderson ndjen se i ka ikur koha e famës dhe se duhet të pajtohet me fatin e saj të ri. Dikur aktorja ishte një seks simbol i Hollivudit, ndërsa sot emri i saj përmendet shumë pak në mediat rozë.


“Ditëve të mia të famës, duket se u ka ardhur fundi. Nuk ka më interesim për shërbimet e mia. E ndoshta edhe është mirë kështu, pasi nuk jam më si dikur. Kam filluar ta lë veten pas dore dhe kjo po shihet qartë tek unë. Nuk i kam më ato forma trupore që i kisha dikur, edhe pse nuk kam dashur që kjo të ndodhë”, ka deklaruar Pamela.


Ajo thotë se tani më shumë është e përqendruar në jetën familjare dhe pëlqen më shumë të rri me djemtë e saj, ndërsa mundohet të shmangë jetën e natës. “Klubet e natës nuk më tërheqin më. Tani më shumë pëlqej që të jem me djemtë e mi dhe me familjen. Nuk ka më ditë të çmendura për mua”, ka shtuar ajo.


29 gusht 2015 (gazeta-Shqip.com)