Një video tronditëse po bën xhiron e internetit nga momenti kur një elefant i tërbuar shkel dhe vret milionerin amerikan 75-vjeçar, Ernie Dozio, gjatë një safari në Gabon të Afrikës. Në video, elefanti duket se e ka kapur fillimisht Dozion me feçkën e tij dhe më pas e shkel me tërbim disa herë, ndërsa më pas, 75-vjeçari nuk tregon shenja jete.

Incidenti ndodhi gjatë një safari gjuetie në shkretëtirën e vendit afrikan rreth mesit të prillit, ndërsa videoja është publikuar në 24 orët e fundit. Siç u bë e ditur, Dozio, një gjahtar i apasionuar që mblidhte kafshë të egra si trofe, të cilat i vriste gjatë ekspeditave të tij të gjuetisë nëpër planet, ra viktimë e një tufe të vogël elefantësh të përbërë nga 5 elefantë femra që kishin me vete edhe këlyshët e tyre. 75-vjeçari po merrte pjesë në një ekspeditë gjuetie që synonte një antilopë të rrallë, për të cilën licenca thuhet se kushtoi rreth 40,000 dollarë.