Këto janë pamjet që tregojnë momentet e fundit të Liam Payne sa ishte gjallë. Pamjet fillimisht janë siguruar dhe publikuar nga DailyMail, të cilat janë marrë nga kamerat e sigurisë brenda hotelit “CasaSur Palermo” në Buenos Aires, ku Payne qëndronte dhe humbi jetën teksa u rrëzua prej ballkonit më 16 tetor.

Siç do e shikoni në pamjet që do të paraqiten më poshtë, Liam mbahet nga disa punonjës. Pyetja është pse e lëvizën, nëse ishte kaq keq? Pse hoteli nuk thirri menjëherë një ambulancë?

Ajo që dimë me siguri është se pak pas orës 17:00, Payne ra nga ballkoni i dhomës së tij në oborrin e brendshëm të hotelit. Ai vdiq në moment. Në orën 17:11 ka mbërritur autoambulanca e cila ka konfirmuar vdekjen e tij.