Edicioni i katërt i “Big Brother VIP” ka nisur zyrtarisht mbrëmjen e djeshme, ku publiku është prezantuar me 16 banorët e parë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Reality show vjen me disa risi në këtë sezon. Përveç faktit që shtëpisë do i bashkohen edhe personazhe jo publikë, një risi ndodhet tashmë edhe në shtëpi.
Mbrëmë gjatë spektaklit, Ledion Liço u ka treguar banorëve se në shtëpi ndodhen 6 kuti me avantazhe, të cilat banorët mund t’i përfitojnë. Por ai paralajmëroi se me një avantazh, vjen dhe një dënim.
“Kam një porosi të rëndësishme për t’iu dhënë. Në led do të shfaqen disa kuti që mund t’i keni vënë re në korridor teksa hynit brenda në Big Brother. Siç e shikoni aty janë 6 kuti emergjence, secila prej kutive përmban: një biletë kthimi, çek me vlerë 5000 euro, unazë, informacion nga jashtë, ftesë për personin e zemrës dhe imunitet. Për të përfituar një nga këto avantazhe, duhet të thyeni xhamin, por kujdes! Bashkë me avantazhin vjen edhe një dënim, që mund të jetë individual, ose edhe për të gjithë shtëpinë. Ndaj mendojeni mirë, disa herë, nëse dëshironi të thyeni njërën prej kutive apo jo”, tha Ledion Liço.